Aksidentohet për vdekje 43-vjeçari nga Kosova në Slloveni, doli në korsinë e kundërt

Aktuale

Aksidentohet për vdekje 43-vjeçari nga Kosova në Slloveni, doli në korsinë e kundërt

Më: 16 janar 2024 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Një shtetas i Kosovës 43-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku ku u përfshinë katër vetura, në rrugën mes Lubjanës dhe Litisë afër Ribçes, në Slloveni.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:30, ndërsa viktima që po voziste një furgon vdiq në vendin e ngjarjes nga plagët e marra.

Administrata e Policisë së Lubjanës, tha se kosovari doli në korsinë e kundërt dhe është përplasur me një kamion që po vinte përballë.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar lehtë drejtuesi i veturës dhe pasagjeri i tij, raporton Rtvslo.si.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat