Ministri Maqedonci rrëfen çfarë i ndodhi në Japoni dhe pse i refuzoi 30 mijë dollarë

Aktuale

Ministri Maqedonci rrëfen çfarë i ndodhi në Japoni dhe pse i refuzoi 30 mijë dollarë

Më: 16 janar 2024 Në ora: 23:11
Ejup Maqedonci

Ministri Ejup Maqedonci ka rrëfyer një ngjarje që i ka ndodhur në vitin 2010 në Japoni.

Atje, ai kishte lënduar gjurin dhe nga program i ishin ofruar 30 mijë dollarë si dëmshpërblim dhe ta ndërpresë trajnimin, gjë që e kishte refuzuar.

Maqedonci në “Pressing” tha se këtë e ka bërë për ta vazhduar trajnimin dhe për të fituar dije.

“Derisa kjo histori është bërë virale, nuk mu ka dukur akt i veçantë. Gjatë një trajnimi që kam qenë në Japoni, në vitin 2010, pata lënduar gjurin dhe sipas protokollit të programit në rast lëndimi dhe mosmundësie për ta vazhduar trajnimin, ke pasur 30 mijë dollar dëmshpërblim dhe të kthehesh në shtëpi pa e përfunduar trajnimin. E pata lënduar gjatë një pjese të trajnimit gjurin dhe nga zyrtarja japoneze mu kërkua që ta ndëpresë trajnimin, ta marrë atë shumë të hollash dhe të kthehem në Kosovë. I kërkova që për këtë vendim të më le të mendoj dhe pushoj një ditë. Pata mendu dhe e pasta fut në akull,m në vaskë këmbën me shpresën që po më kalon, megjithatë të nesërmen kisha dhimbje dhe ishte momenti kur unë duhej të vendosja të nënshkruaja dokumentin dhe i thashë unë me një këmbë do e vazhdoj trajnimin por nuk e ndërpresë, këtu kam ardhë me marrë dije e jo para”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat