Osmani kujton përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut: Projektuesi i shtetit evropian të shqiptarëve

Aktuale

Osmani kujton përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut: Projektuesi i shtetit evropian të shqiptarëve

Më: 17 janar 2024 Në ora: 10:46
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e heroit të shqiptarëve, strategut luftarak e projektuesit të parë të shtetit evropian të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo e ka kujtuar Skënderbeun si njeriun që orientimin perëndimor të shqiptarëve e kultivoi në vendosmërinë për ta ruajtur e mbrojtur atdheun e vetë e për të krijuar aleanca të fuqishme me perëndimin.

“Sot kujtojmë përvjetorin e vdekjes së heroit të shqiptarëve, strategut luftarak e projektuesit të parë të shtetit evropian të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit, njeriut që orientimin perëndimor të shqiptarëve e kultivoi në vendosmërinë për ta ruajtur e mbrojtur atdheun e vet e për të krijuar aleanca të fuqishme me perëndimin.

I përjetësuar në qindra vepra arti, ai e njohu për të gjallë madhështinë e të bëmave të veta, jehona e së cilave u rrit me kalimin e kohës, duke u shndërruar në busull orientuese për ne”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat