Faturat e larta, KEDS, konsumatorëve: Nuk është e nevojshme me mbajtë derën e frigoriferit hapë

Aktuale

Faturat e larta, KEDS, konsumatorëve: Nuk është e nevojshme me mbajtë derën e frigoriferit hapë

Më: 17 janar 2024 Në ora: 11:10
KEDS ka dalë me një rekomandim që “nuk është e nevojshme me mbajtë derën e frigoriferit hapë”.

Derisa qytetarët po ankohen për çmimet e larta të faturave të rrymës, sot KEDS ka dalë me një rekomandim që “nuk është e nevojshme me mbajtë derën e frigoriferit hapë”.

“...me mbajtë derën e frigoriferit hapë'!

Derën e frigoriferit ose të ngrirësit rekomandohet ta mbani t'hapur sa më pak që është e mundur.

Bëhuni të kujdesshëm që dera të jetë mirë e mbyllur, sepse kur depërton ajri i ngrohtë, humbet freskia, kështu që këtyre pajisjeve ju duhet më shumë kohë për të rikthyer gjendjen paraprake dhe rrrjedhimisht shpenzojnë më shumë energji", thuhet në njoftimin e KDES.

Kujtojmë se qytetarët dy muajt e fundit kanë vërejtur një rritje të madhe të çmimit në faturat mujore. Mbi 1700 konsumatorë kanë dërguar ankesa fizike në KESCO për faturat e fryera të energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat