AAK njofton se sot pasdite mbledh Këshillin e Përgjithshëm për të vendosur për koalicionin me Nismën

Aktuale

AAK njofton se sot pasdite mbledh Këshillin e Përgjithshëm për të vendosur për koalicionin me Nismën

Më: 17 janar 2024 Në ora: 12:20
Haradinaj dhe Limaj

AAK ka bërë të ditur se sot pasdite do ta mbledh Këshillin e Përgjithshëm të partisë ku do të vendosin për koalicionin parazgjedhor me NISMA-n e Fatmir Limajt.

Pas kësaj mbledhjeje,  në orën 18:00 në selinë e AAK-së do të mbahet edhe një konferencë për media lidhur me këtë zhvillim.

Burime brenda partisë që drejton Haradinaj sot gjatë ditës kanë bërë të ditur se është arritur një marrëveshje për bashkëpunim në mes të AAK-së dhe NISMA-s së Famtir Limajt.

Siç ka konfirmuar ky burim, zyrtarizmi i koalicionit do të bëhet sot gjatë ditës.

Arritja e kësaj marrëveshje politike vjen kur tashmë Kosova ka hyrë pothuajse në një vit zgjedhor dhe kur gjithandej nëpër studio televizive flitet për zgjedhjet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat