Hamza thotë se është i shqetësuar për gjendjen e minatorëve të lënduar

Aktuale

Hamza thotë se është i shqetësuar për gjendjen e minatorëve të lënduar

Më: 17 janar 2024 Në ora: 17:40
Bedri Hamza

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, është shprehur i shqetësuar për gjendjen e minatorëve të lënduar gjatë transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës.

Në një prononcim Hamza ka deklaruar se nga 14 punëtorë të lënduar, dy nga ta janë në gjendje më kritike.

“Jam i shqetësuar pasi që dy herë po ndodhin shpërthime. Është një rast që neve na shqetëson, ku janë lënduar 14 të punësuar. Fatmirësisht gjendja e tyre është përmirësuar, por dy janë në gjendje më të rëndë”, ka potencuar Hamza.

Incidenti ka ndodhur në horizontin e njëmbëdhjetë të minierës së Stantërgut në Mitrovicë të Jugut.

Zyrtarët shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës kanë thënë se ndihmë mjekësore kanë kërkuar 12 minatorë dhe se dy prej punëtorëve kanë pësuar lëndime më serioze në sy, ndërsa të tjerët në gjymtyrë.

Disa janë duke u trajtuar në spital, dhe një pjesë është lëshuar për trajtim shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat