Sadiku: Fluks i madh i qytetarëve, peticioni kundër Atiq mund të përmbyllet nesër

Aktuale

Sadiku: Fluks i madh i qytetarëve, peticioni kundër Atiq mund të përmbyllet nesër

Më: 17 janar 2024 Në ora: 17:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Skender Sadiku, ka deklaruar se të enjten mund të përmbyllet procedura e peticionit për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

“Është faza e parë ka pasur një numër të madh të qytetarëve, realisht në mëngjes ka qenë një numër i madh, kurse dikur nga ora 10 kemi qenë bashkë me kryesuesit të Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljanin, i kemi vizituar qytetarët edhe këta që janë duke mbledh peticion. Shpresoj se me këtë ritëm nesër do të përmbyllet pasi ka qenë një fluks i madh i qyfterëve pasi shpejt e kanë arritur 20 për qindëshin që janë dikur rreth 3640 vota, që është vetëm hapi i parë për në hapat e mëtutjeshëm në bazë të udhëzimit administrativ”, ka deklaruar zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Skender Sadiku.

Cilët janë hapat tutje?

“Ne jemi si urëndërlidhëse asambleja komunale, nënshkrimet ne do t’i dërgojmë në komisionin qendror zgjedhor, ose teknikisht se do të jetë e organizuar dhe atëherë veç do t’i jepen KQZ-së, i cili në procedurë i verifikon procedurat e tyre, nëse këto nënshkrime janë valide dhe a janë nga regjistri i komunës veriore të Mitrovicës”, ka deklaruar Sadiku.

“Është ndoshta edhe e mira e keqja e kësaj, unë po flas si qytetarë tash, po arrihet legjitimiteti dhe legaliteti, pra është e mira e kësaj që ka një fluks i madh, pra ajo që e prish këtë hijeshinë e kësaj demokracie pasi që janë akoma nën urdhra. Por është një hap shumë i madh për qytetarët pasi dalëngadalë po mësohen, mos të harrojmë se gjitha këto arrihet të ai legjitimiteti dhe legaliteti i kërkuar pra shkojnë në bazë të ligjeve të Kosovës, këta sado që “janë të manipuluar” janë duke kërkuar një të drejtë njerëzore të cilët para ligjit jemi të barabartë.

Dhe shpresoj që një thirrje e tillë në fazën e dytë kur të vij momenti për zgjedhje atëherë ka lëvizje të reja pra do të jetë edhe një parti e re, e cila do të jetë një parti e cila nuk është e dirigjuar dhe në një vij me Listën Serbe”, ka deklaruar Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat