Deputetja e LVV-së për koalicionin AAK-Nisma: Mbase kështu mund ta kalojnë pragun

Aktuale

Deputetja e LVV-së për koalicionin AAK-Nisma: Mbase kështu mund ta kalojnë pragun

Më: 17 janar 2024 Në ora: 20:46
Arjeta Fejza

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka komentuar koalicionin parazgjedhor të nënshkruar  të mërkurën nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

Sipas Fejzës ky koalicion është bërë pasi sipas kalkulimeve të dy partive vetëm kështu mund ta kalojnë pragun

“Ata i kanë bërë kalkulimet e veta dhe kanë konsideruar se mbase kështu të bashkuar mund të kalojnë pragun. Ne e kemi parë që Nisma nuk ka arritur ta kaloj pragun, por po them që mbështetja për VV është e jashtëzakonshme gara për vendin e dytë është e ngushtë. Ata nuk dëshirojnë  të shkojnë në zgjedhje sepse e dijë si qëndrojnë ata e kanë vetëm si kauzë të narracionit të përditshëm”, ka thënë Fejza.

Ajo tha se kjo parti nuk i frikësohet zgjedhjeve.

Haradinaj e Limaj kanë thënë se janë bashkuar për të ndalë keqqeverisjen aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat