Hamza viziton minatorët e lënduar: Komuna është e gatshme për ndihmë

Aktuale

Hamza viziton minatorët e lënduar: Komuna është e gatshme për ndihmë

Më: 17 janar 2024 Në ora: 22:27
Bedri Hamza

Sot 12 minatorë janë lënduar në minierën e Trepçës, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shkuar për vizitë tek të lënduarit në spital.

Hamza tha se minatorët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

Tutje, kryetari Hamza tha se institucionet komunale janë në gatishmëri për ndihmë.

Reagimi i plotë i Hamzës:

Të dashur qytetarë,

Me shumë shqetësim pranova lajmin për lëndimin e 12 minatorëve në Minierën e Trepçës.

Sot vizitova minatorët e lënduar, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.

Ne do të jemi afër tyre dhe instuticionet komunale janë në gatishmëri për ndihmë!

Uroj shërim të shpejtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat