​Dy minatorët e lënduar në gjendje relativisht të mirë, lirohen brenda javës

Aktuale

​Dy minatorët e lënduar në gjendje relativisht të mirë, lirohen brenda javës

Më: 18 janar 2024 Në ora: 10:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy nga trembëdhjetë minatorët e lënduar të mërkurën në horizontin e njëmbëdhjetë të minierës së Trepçës në Stantërg, janë në gjendje relativisht të mirë dhe vazhdojnë të mbeten nën kujdesin mjekësor në spitalin ‘Sami Haxhibeqiri’ të Mitrovicës.

Burim Gashi, oftalmolog, ka bërë të ditur që nga dita e djeshme deri më sot, ka ndryshime positive tek këta dy pacientë.

Sipas tij, ata kanë pësuar djegie të syve me acid, ndërsa u shpreh optimist se brenda javës do të lirohen nga spitali.

Gashi: Besoj se brenda javës pacientët lirohen

“Gjendja është relativisht e mirë. Njëri është pak më keq, tjetri më lehtë. Prej ditës së djeshme deri sot, ka ndryshime për të mirë… Djegie të kornesë dhe syrit me acid… Gjendjen po e përcjellim, në bazë të gjendjes që pash sot, besoj se brenda javës pacientët lirohen. Kjo nuk është definitive, por varësisht prej gjendjes, reagimeve”, ka thënë Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat