Tahiri: Qeveria Kurti po e zbrazë Kosovën

Aktuale

Tahiri: Qeveria Kurti po e zbrazë Kosovën

Më: 18 janar 2024 Në ora: 11:24
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti nuk e ka problem që me përhapjen e krizës sociale, të jetë në krye të qeverisë e cila po e zbrazë Kosovën.

Tahiri ka thënë se qeveria ua ka zvogëluar qytetarëve standardin jetësor.

“Me vendimmarrje monopoliste për shtrenjëtim të energjisë verës, ku piku dhe blloktarifat nuk marrin shumë vëmendje.

Kjo për shkak të konsumit të ultë, kjo qeveri ua tkurri qytetarëve standardin dhe shërbimet, i varfëroi”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat