​Bie kulmi i ndërtesës së Komunës në Prishtinë, një vajzë e lënduar rëndë

Aktuale

​Bie kulmi i ndërtesës së Komunës në Prishtinë, një vajzë e lënduar rëndë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 13:29 Përditësuar në ora: 14:01 më 18.01.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia jep detaje rreth rënies së çatisë së komunës në Prishtinë

Erërat e forta kanë bërë që pullazi i ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës, të bie në tokë.

Zyrtari për Informim i Policisë, Agron Borovci, ka bërë të ditur se një vajzë ka mbetur e lënduar si pasojë e incidentit.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër,  e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Kjo është gjendja e të lënduarës nga rënia e kulmit të komunës së Prishtinës

Një person është lënduar si pasojë e rënies së çatisë së objektit të ri të Komunës së Prishtinës dhe e njëjta është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Për gjendjen e saj shëndetësore ka folur, Avdyl Pacolli, shefi i Urgjencës së Prishtinës

“Flitet për një paciente të gjinisë femrore e cila e ka pësu një politraumë më lëndime të shumfishta, nëdërkohë është në parametrat vital për jetën”, ka thënë Pacolli.

“Ekipet e qendrës së mjekësëisë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes së qytetarëve edhe të policisë”.

“Më pas atë e kanë dëgu në Qendrën Emergjentë pranë SHSKUK-së”.

“E njëjta është duke marrë tremtan në qendrën emergjente dhe është duke iu nënshtar ekzamnineve klinike-diagnostike”, tha tutje Pacolli.

Një e vajzë e lënduar nga rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, dërgohet në Emergjencë

Një vajzë ka mbetur e lënduar pas rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

“Sapo është sjellë në Emergjencë”, ka thënë shkurtimisht Syla.

Era shkulë kulmin e objektit të ri të Komunës së Prishtinës

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, mjekë e zjarrfikës kanë arritur në vendin e ngjarjes ku para pak minutave ka rënë në tokë kulmi i ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës.

Dyshohet për persona të lënduar rëndë, mirëpo zyrtarisht ende nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

--------------------

Si pasojë e erërave të forta, ka rënë kulmi i ndërtesës së Komunës së re në Prishtinë.

Objekti i ri i Komunës së Prishtinës, në Arbëri, ka mbetur pa pullazin e saj.

Ai është bartur nga erëra të forta, gjatë ditës së sotme.

Siç raportohet në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjestarë të Policisë së Kosovës dhe dyshohet se mund të ketë edhe persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat