Policia jep detaje rreth rënies së çatisë së komunës në Prishtinë

Aktuale

Policia jep detaje rreth rënies së çatisë së komunës në Prishtinë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Erërat e forta kanë bërë që pullazi i ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës, të bie në tokë.

Zyrtari për Informim i Policisë, Agron Borovci, ka bërë të ditur se një vajzë ka mbetur e lënduar si pasojë e incidentit.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër,  e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat