Qalaj: Shtrenjtimi i rrymës u bë që Krasniqi të blente rrymë nga miqtë e bashkëpartiakut të tij

Aktuale

Qalaj: Shtrenjtimi i rrymës u bë që Krasniqi të blente rrymë nga miqtë e bashkëpartiakut të tij

Më: 18 janar 2024 Në ora: 14:02
Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike erdhi si shkak i keqmenaxhimit të KEK-ut nga Nagip Krasniqi, kryeshefi i arrestuar i lidhur me LVV-në.

Qalaj tha në seancën e Kuvendit se Krasniqi qëllimisht zgjodhi “dështimin” për të blerë rrymë, siç tha ai “nga miqtë e bashkëpartiakut të tij, Martin Berishaj”.

“Rritja e çmimit ndodhi për shkak të keqmenaxhimit me asetet e KEK-ut nga partiaku juaj, z. Krasniqi, i cili kishte mënjanuar sugjerimet e ekspertëve profesionalë të KEK-ut për t’i riparuar blloqet me kohë dhe në mënyrë profesionale”, tha ai.

Qalaj foli për “kontakte të dyshimta” të Krasniqit dhe Berishajt, duke iu referuar disa kontratave njëburimore.

“Gjatë qeverisjes së PDK-së, nga një situatë terri ku kemi pasë reduktime të vazhdueshme, ku sektori i energjisë subvencionohej nga taksat e qytetarëve 70-90 milionë në vit, u arrit një sukses i stabilizimit të sektorit të energjisë”, tha Qalaj.

“U investua në gjenerim, infrastrukturë të transmicionit, distribucionit dhe tregut”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat