Karaça: Për incidentin në minierë u shkarkova duke mos qenë përgjegjësi i parë

Aktuale

Karaça: Për incidentin në minierë u shkarkova duke mos qenë përgjegjësi i parë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 17:40
Trepça

Bahri Karaça, i liruar nga detyra e drejtorit të Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça, ne Stan Terg, pas incidentit ku 13 minatorë u lënduan, ka thënë se nuk di arsyet e këtij vendimi.

Ai thotë se në e-mailin që i ka ardhur vetëm i është thënë se “Je i liruar nga detyra”.

Karaça ka thënë se për incidentin në minierë pas rrjedhjes së acidit është hierarkike dhe se para tij janë përgjegjës dy persona.

“Përgjegjës direkt për incidentin ne minierë jemi në hierarki, ku se pari vije drejtori i elektromakinerise -Sami Uka i cili ka qene organizator i bartjes se acidit, drejtori teknik- Bujar Jashari e pastaj unë. Se përse ka ardhur direkt shkarkimi im, pas asnjë vërejtje apo arsye, duke mos qenë as përgjegjës i parë për incidentin, nuk kam asnjë lloj informate”, ka thënë ai.

11 nga 13 minatorët e lënduar janë liruar të mërkurën nga Spitali i Mitrovicës, ndërsa dy të tjerë janë duke vazhduar trajtimin por që janë jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat