Analistët: Mund të rikthehet koalicioni VV- AAK-Nisma për Qeverinë e re

Aktuale

Analistët: Mund të rikthehet koalicioni VV- AAK-Nisma për Qeverinë e re

Më: 18 janar 2024 Në ora: 20:13
Ilustrim

Analistët politik thonë se nuk do të ketë koalicione mes partive të mëdha për zgjedhjet e ardhshme.

Arton Demhasaj tha se nëse Lëvizja “Vetëvendosje” do të del e para zgjedhje, atëherë mund të ketë koalicion me AAK-në dhe NISMA, me të cilat kishte bashkëpunuar sa ishte në opozitë.

“Jo nuk besoj që ka me pas koalicione të tilla të mëdha. LDK,PDK nuk besoj që do të shkojnë bashkë. Me gjasë edhe Vetëvendosja ka me garu vet, PDK-ja vet, LDK-ja vet, AAK-ja me Nisman bashkë. Me shumë gjasë, nëse zgjedhjet mbahen, atëherë ka me u kthy situatat e vitit 2017 kur me shumë gjasë nëse VV-a vazhdon kështu del e para, pastaj bashkë me AKK-në dhe Nisma munden me kriju Qeverinë. PDK-ja dhe LDK-ja mbesin në opozitë, pra kemi një ndërrim të roleve”, ka thënë ai.

Njëjtë mendon edhe analisti tjetër, Arbnor Sadiku.

Ai madje thotë që opsion tjetër është koalicioni VV- LDK me Abdixhikun kryeministër.

“Sa i përket qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve mund të kemi një qeveri ndërmjet VV-së dhe AAK-së nëse kalon pragun zgjedhor. Por, nëse ndodh e kundërta mund të kemi koalicion ndërmjet VV-së dhe LDK-së, me kushtin që kryeministri t’i takojë LDK-së, por, kjo mund ta dëmtojë rritjen e kësaj të fundit në afatgjatë”, potencon Sadiku.

Ndërsa, koalicioni mes VV-PDK për analistin Sadiku është i pamundur.

“Kurse, sa i përket një koalicioni ndërmjet VV-së dhe PDK-së, në bazë të raporteve që kanë aktualisht këto dy parti është i pamundur, veç nëse do të kemi zgjedhje në PDK dhe mund të vijë një kryetar i ri, pasi që z.Krasniqit i ka kaluar mandati dhe ndoshta në zgjedhjet e reja partiake mund të vijë kryetar i ri i PDK-së, Uran Ismajli, ku edhe mund të ndryshonin raportet PDK-VV”, thekson analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat