Ja sa nënshkrime nevojiten në peticionin për ta shkarkuar Ilir Pecin

Aktuale

Ja sa nënshkrime nevojiten në peticionin për ta shkarkuar Ilir Pecin

Më: 19 janar 2024 Në ora: 12:11
Zveçan

Në Zveçan ka nisur sot mbledhja e nënshkrimeve në peticionin për shkarkimin e kryetarit të kësaj komune, Ilir Peci.

Mbledhja e qytetarëve për të vënë firmat e tyre ka nisur në orën 9:00 dhe ata do të kenë mundësinë ta bëjnë këtë deri në orën 16:00 për gjithsej 30 ditë. Këtë, ata mund ta bëjnë në 10 stande të cilat janë vendosur në ambient të jashtëm përballë postës.

Nga krejt 7052 votues sa janë të regjistruar në këtë komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, 20 përqindëshi i tyre i bie të jetë 1411, pra po kaq nënshkrime duhen që të nis procesi për largimin e kryetarit.

Përfaqësuesi i grupit nismëtar, Darko Vuksanoviq ka thënë për media se pavarësisht disa vështirësive që kanë pasur, procesi i nënshkrimit ka nisur me kohë. Ai pret që numri i nevojshëm të arrihet sa më parë.

Një peticion i tillë është paraparë të fillojë gjatë të premtes edhe në Zubin Potok, teksa në Leposaviq e Mitrovicë të Veriut ka nisur nga e mërkura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat