Kryetari i Zubin Potokut, Zeqiri: Qytetarët serbë nuk janë dakord që të shkarkohem unë

Aktuale

Kryetari i Zubin Potokut, Zeqiri: Qytetarët serbë nuk janë dakord që të shkarkohem unë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 21:18
Izmir Zeqiri

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka folur rreth peticionit që ka filluar edhe në komunën që udhëhiqet nga ai.

Përmes këtij peticioni po kërkohet shkarkimi i tij nga detyra e kryetarit të komunës.

Ai tha se është skeptik lidhur me rezultatet e këtij peticioni sepse sipas tij, ka numër të vogël të qytetarëve të interesuar për nënshkrimin e tij.

Sot ka filluar procesi i nënshkrimit të peticionit edhe në Zubin Potok. Ka numër të vogël të qytetarëve që janë të interesuar ta nënshkruajnë këtë peticion deri më tani dhe natyrisht që ky proces do të vazhdojë deri me 22 janar dhe përfundon faza e parë e 20 për qindëshit”.

“Kam qenë dhe jam skeptik në këtë rezultat të këtij procesi sepse sa po kam takime e informacione edhe serbët një pjesë e madhe nuk janë dakord që të shkarkohet kryetari”, tha Zeqiri.

Ai shtoi se ata që janë duke nënshkruar këtë peticion janë të ndikuar nga Lista Serbe.

“Qytetarët gjithmonë kanë qenë të sakrifikuar, nuk i është kushtuar vëmendje qytetarit, ata janë keqpërdorur me një lloj sakrifice për interesa të grupeve tash edhe dihet”, tha Zeqiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat