Aksidenti nga rënia e kulmit, ku u lëndua motra e deputetes së VV-së - reagon Haradinaj

Aktuale

Aksidenti nga rënia e kulmit, ku u lëndua motra e deputetes së VV-së - reagon Haradinaj

Më: 20 janar 2024 Në ora: 07:30
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit nga rënia e kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës ku si pasojë mbeti e lënduar Elza Ujkani, motra e deputetes Fjolla Ujkani.

Haradinaj ka thënë se jemi bashkë me Elzën, deputeten Fjolla Ujkani dhe familjen Ujkani në këto momente të vështira.

“Jemi me Elzën, familjen Ujkani dhe deputeten Fjolla Ujkani, në këto momente aspak të lehta për ta.

Shpresojmë shumë që Elza do t’i përballojë lëndimet nga aksidenti dhe ndërhyrjet e mjekëve tanë profesionistë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat