Prokuroria flet për vrasjen e 18 vjeçarit, jep detaje si ndodhi ngjarja

Aktuale

Prokuroria flet për vrasjen e 18 vjeçarit, jep detaje si ndodhi ngjarja

Më: 20 janar 2024 Në ora: 22:54 Përditësuar në ora: 22:55 më 20.01.2024
Lulzim Fejzullahu

Prokuroria flet për vrasjen e 18 vjeçarit: Pas një përleshje u godit me një shkop, dy të mitur në paraburgim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me një deklaratë pas vdekjes tragjike të të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu, i cili u rrah brutalisht para disa ditëve.

Prokuroria thotë se dy të mitur dyshohen për sulmin ndaj tij, të cilët tashmë gjenden në paraburgim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e dt. 15 janar 2024, në Podujevë, ku pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën (tashmë të ndjerin, 18 vjeç), duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tenativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”.

Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit.

Gjatë ditës së sotme, prokurori i rastit është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë dhe me urdhër të njëjtit trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion.

Lulzim Fejzullahu kishte lëndime të rënda në tru, të cilave nuk arriti t’iu mbijetonte.

Policia konfirmon se ka arrestuar dy persona – çfarë dihet deri tash

Lulzim Fejzullahu, 18 vjeçar nga Podujeva, vdiq sot në QKUK pasi u rrah brutalisht në qytetin e tij disa ditë më parë.

Për këtë rrahje, më 14 janar policia kishte arrestuar dy persona të cilët janë dërguar në mbajtje si vijimësi e procesit hetimor. Ata fillimisht dyshoheshin për veprën penale “Vrasje në tentavitë”, ndërkaq pasi ai vdiq, të dyshuarit ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot nga zyrtarët e QKUK-së në Prishtinë, policia ka pranuar konfirmimin se L.F, mashkull, 18 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në njësinë e mjekimit intesiv ka ndërruar jetë. Në hetimin penal, që njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës po kryente në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë” përkitazi me rastin e ndodhur më 14.01.2024, në rrugën  “Drenica” në Podujevë, i njëjti ka qenë viktimë. Ndërlidhur me ngjarjen po në të njëjtën ditë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje si vijimësi e procesit hetimor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që në përputhje me rrethanat e reja, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit, ka ricilësuar veprën penale që po hetohej deri tani dhe ka orientuar hetimin në drejtim të veprës penale “Vrasje e Rëndë””, ka thënë ai.

Por, si ndodhi ngjarja?

Axha i Lulzimit, Rrahim Fejzullahu, ka treguar versionin e tij se si kishte ndodhur ngjarja tragjike. Ai fillimisht tregoi se Lulzimi ishte jetim pa të dy prindërit.

“Unë nuk e di [sulmuesit] a kanë qenë moshatarë të tij apo jo. Së pari e kanë ndjekë me kerr, e kanë shkelë me kerr, e kanë shtyp, e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrëzuar Lulzimin, i kanë hip stupca bejsbolli, derisa sot në ora 15:20 ndërroi edhe jetë”, ka thënë ai.

Ai tha se sherri nisi te një rrojtore e qytetit.

Aty i kanë shty fjalët. Jo s’po rruhesh para meje, jo kush je ti, jo kush jam unë. Këtu ka ndodhë shkaku. Djali ka dalë, e ka marrë jaknen, me shku prej shpie. Në derë kah dalin janë rrok me krahë. Si shqiptarët qysh e kanë zakon pse me shtyve, pse të shtyva. Ai i ka lonë me u rrue, por këta e kanë përcjellë me kerr, videot i ka policia”, ka bërë të ditur axha i viktimës”.

Fejzullahu tha se tash rasti është në dorë të organeve të rendit, por ai kërkoi “drejtësi maksimale” për nipin e tij.

“E kanë shkel me kerr, e kanë shtyp” – Flet axha i 18 vjeçarit që vdiq në spital pas rrahjes brutale

Ka ndërruar jetë i riu nga Podujeva, pasi u rrah brutalisht para disa ditësh në rrugën “Drenica” në Podujevë.

Bëhet fjalë për Lulzim Fejzullahun, 18-vjeçar. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët.

Ndërsa axha i të ndjerit e ka përshkruar të gjithë ngjarjen se si erdhi deri të ky rast tragjik.

Rrahim Fejzullahu ka treguar se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja, e cila përfundoi tragjikisht për familjen Fejzullahu.

“E kanë ndjek me kerr, e kanë shkel me kerr, e kanë shtyp, e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrëzuar Lulzimin, i kanë hip stupca bejsbolli, derisa sot në ora 15:20, ndërroi edhe jetë”, ka bërë të ditur Rrahim Fejzullahu.

Ai tutje tregon, se sipas informacioneve që i ka, e gjithë ngjarja nisi tek një beber.

“Aty i kanë shti fjalët. Jo s’po rruhesh para meje, jo kush je ti, jo kush jam une. Këtu ka ndodhë shkaku. Djali ka dalë, me shku prej shtëpisë. Në derë kah dalin janë rrok me krah. Këta e kanë përcjell me kerr, videot i ka policia”, ka bërë të ditur Fejzullahu për Raporto24.

Kujtojmë se ditë më parë Policia ka thënë se për këtë rast janë arrestuar dy persona.

Humb jetën i riu nga Podujeva që u rrah brutalisht para disa ditësh

Ka ndërruar jetë i riu nga Podujeva, pasi u rrah brutalisht para disa ditësh në rrugën “Drenica” në Podujevë.

Bëhet fjalë për Lulzim Fejzullahun, 18-vjeçar. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfimruar familjarët.

Sipas familjarëve, i njëjti ishte goditur me veturë, e më pas ishte sulmuar me mjete të forta, duke i shkaktuar tashmë plagë vdekjeprurëse.

Ditë më parë Policia ka thënë se për këtë rast janë arrestuar dy persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat