Hovenier pas homazheve te varri i Rugovës: Trashëgimia e tij është frymëzim në Kosovë dhe në mbarë botën

Aktuale

Hovenier pas homazheve te varri i Rugovës: Trashëgimia e tij është frymëzim në Kosovë dhe në mbarë botën

Më: 21 janar 2024 Në ora: 11:45
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier bëri homazhe te varri i presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Hovenier e kujtoi Rugovën në 18 vjetorin e vdekjes, duke shkruar në “X” se trashëfimia e tij “është frymëzim këtu në Kosovë dhe në mbarë botën”.

“Sot iu bashkova Presidentes Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti dhe liderë të tjerë kosovarë për ta nderuar Dr. Ibrahim Rugovën në 18 vjetorin e vdekjes së tij”, shkroi ambasadori.

“Trashëgimia e Presidentit Rugova – ajo e një lideri që avokoi për rezistencë paqësore duke kërkuar të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët – është një frymëzim këtu në Kosovë dhe në mbarë botën”, shtoi Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat