Dalin pamjet: Policia bastis depon e babait të terroristit të vrarë në Banjskë

Aktuale

Dalin pamjet: Policia bastis depon e babait të terroristit të vrarë në Banjskë

Më: 22 janar 2024 Në ora: 12:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në një depo në Zveçan.

Bastisja është kryer në një depo të ushqimeve dhe pijeve në pronësi të Dragan Nedlkoviqit, babait të terroristit Stefan Nedelkoviq, të vrarë gjatë sulmit në fshatin Banjskë më 24 shtator.

Depoja ndodhet në hyrje të Zveçanit.

Zëvendëskomandanti i policisë në veri, Veton Elshani tha se aksioni është realizuar nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat