Qeveria mban mbledhje, miratohet kërkesa e ministrit Murati për “Shpenzimet e Paparashikuara”

Aktuale

Qeveria mban mbledhje, miratohet kërkesa e ministrit Murati për “Shpenzimet e Paparashikuara”

Më: 22 janar 2024 Në ora: 19:36
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikë së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës.

Këtë herë në formë elektronike.

Gjatë mbledhjes së 185-të është miratuar një vendim.

“Ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën-program tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit Nr. 08/L-260 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat