Minatorët e Stan Tergut fillojnë punën një ditë pas incidentit

Aktuale

Minatorët e Stan Tergut fillojnë punën një ditë pas incidentit

Më: 22 janar 2024 Në ora: 20:41
Trepça

Vetëm gjasht ditë me parë,  pikërisht në horizontin e  11, një incidentë gjatë bartjes së një bombole më Acid-Klorhidrik,  do të shkaktonte lëndime tek 13 minatorë, dy prej të cilëve po vazhdojën ende trajtimin mjeksorë në Spitalin rajonal të Mitrovicës Jugore.

Shyqeri Sadiku, që morri drejtimin e  minierës vetëm një ditë pas incidentit, thotë se komisioni I brendshëm ka vlerësuar se minatorët mund të fillojnë punën menjëherë.

Shyqri Sadiku-Drejtor në minierën e ‘Trepça’ në Stan Tërg ka theksuar se “ Unë e kom prnu detyrën ditën e enjte dhe menjeherë I kom marr masat e  siguris për vendin ku ka ndodh aksidenti, kemi bërë një komision dhe në raportet e tyre që I kanë sjell ato komisone,  na I kanë pru rezultatet që mund të fillojë puna dhe sot po vazhdonë puna normalishtë”.

Ndonëse ky komision ka thënë se puna mund të vazhdohet, gjatë të premtes shkaku i ajrit nga acidi, disa minator përsëri kërkuarn kërkuan ndihmen e mjekut.

“ Ndonëse nuk kanë dashur të flasin para kamerës, mbrapa, disa minatorëve të minirës së Stand Tergut, kanë treguar për televizionin së vazhdonë të ketë ende erë të rënd”.

Për atë që ndodhi më 17 janar, të shqetësuar po shprehen ata që përfaqësojnë të drejtat e minatorëve.

Ibrahim Jonuzi-Kryetar I Sindikatës së Minatorëve të “Trepcës” ka theksuar se “Ndërrmarja e ka për obligim më siguru sigurimin shëndetësor por ashtu siq kemi njoftime edhe në rastin kur ka ndodhë aksidenti nuk kemi pasur sigurim dhe minatorët janë ballafaqu tash e tri vite që në cdo lëndim në punë të gjitha pagesat ti kryejnë vet dhe nuk j’u është mbulu nga kompanit e sigurimeve”.

Derisa në Spitalin e Mitrovicës po vazhdojnë trajtimin dy minatorët e  lënduar, në Stan Terg po pritet edhe raporti përfundimtar nga Komisionin për Miniera dhe Minerale, për të ditur se si erdhi deri tek incidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat