Pula: Samiti i Shkupit nuk i preku temat që vërtetë e mundojnë rajonin

Aktuale

Pula: Samiti i Shkupit nuk i preku temat që vërtetë e mundojnë rajonin

Më: 23 janar 2024 Në ora: 06:10
Shqiprim Pula

Njohësi i rrethanave politike Shqiprim Pula ka thënë se në  Samitin e Shkupit të liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk janë prekur temat që vërtetë e mundojnë këtë rajon dhe ato që krijojnë pasiguri ndërmjet fqinjëve.

Ai ka thënë se ky takim ka qenë në vazhdën e samiteve të mëhershme. “Qëllimi parësor i gjithë përpjekjes së BE-së, e shtyrë nga emisarët amerikanë dhe zyrtarë e lartë të Departamentit të Shtetit, është që t’i japin një qasje rrugëtimit pak më ndryshe sa i përket bashkëpunimit rajonal dhe rrugës së integrimit në familjen evropiane”, ka thënë Pula në magazinën “Lajmet e Fundit” në RTK.

Ai ka thënë se në mesin e shumë deklarimeve të zyrtarëve të lartë kishte deklarime boshe, pasi sipas tij shumë folën, por shumëçka mbeti pa u thënë.

“Përmbajtësisht nuk janë prekur temat që vërtetë e mundojnë rajonin dhe temat që krijojnë pasiguri ndërmjet fqinjëve dhe kjo pasiguri më pas e pamundëson realizimin e objektivave ekonomike, për  çka sot u fol më tepër. Të gjithë e dinë se adresa kryesore prej nga vijnë të gjitha provokimet, të gjithë skenarët për të krijuar një rajon konfliktual është Beogradi zyrtar, por që nuk po i thuhet kjo, të paktën jo publikisht dhe nuk po vendoset nën masa të caktuara e as nën sanksione”, ka shtuar Pula.

Sipas tij, Bashkimi Evropian e ka përkëdhelur Beogradi zyrtar, ngase e shohin si vend që mund të krijojë konflikte ne Bosnje e Hercegovinë përmes Republika Srbskas, por edhe në Malin e ZI.

“Prej shumë kohësh Beogradi zyrtar tashmë nuk përfill kërkesat zyrtare të BE-së, sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë për luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Plot 90 herë Beogradi e ka refuzuar Brukselin zyrtar ndaj kësaj kërkese”, ka theksuar Pula.

Ai e ka vlerësuar hipokrizi deklaratën e Samitit të Shkupit se shtetet e Ballkanit nuk mund ta bllokojnë njëra – tjetrën në procesin e integrimit. Sipas Pulës bllokimi ndodh prej kohësh ku vet shtetet anëtare të BE-së i pengojnë shtetet në rajon drejt integrimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat