Zeneli thotë se pamjet për rastin e 18 vjeçarit u publikuan nga mediat duke përdorë emocionin e audiencës

Aktuale

Zeneli thotë se pamjet për rastin e 18 vjeçarit u publikuan nga mediat duke përdorë emocionin e audiencës

Më: 23 janar 2024 Në ora: 16:48
Alban Zeneli

Profesori universitar, Alban Zeneli tha se publikimi i videos ku shihet dhuna ndaj 18 vjeçarit në Podujevë i cili u rrah për vdekja nga dy të mitur, u shpërnda nga mediat online me idenë e përdorimit të emocionit të njerëzve.

Zeneli tha se mediat sociale online e përdorin pikërisht emocionin e audiencës për të arritur deri të audienca që nënkupton rritje të qarkullimit të të hyrave materiale.

“Një numër i  madh i mediave online e kanë publiku  videon e dhunës, prej të cilës fatkeqësisht i riu nga Podujeva ka vdekë. Por këto janë publiku kryesisht me idenë e përdorimit të emocionit të njerëzve, sepse audienca në media sociale, studimet tregojnë që nuk e përdorin në mënyrë krejt të vullnetshme median sociale, e përdorin  nën ndikimin e një emocioni të caktuar që mund me qenë frika, mund me qenë dhembshuria, mund me qenë ndonjë emocion tjetër gëzimi çfarëdo i mirë ose i keq.

Por ideja themelore është që këto media sociale e përdorin emocionin për me mbërri te audienca dhe për me zhvillu… me rritë audiencën, rritja e audiencës për këto media online nënkupton rritje të qarkullimit, qoftë në media sociale në Facebook, rich-in ose qarkullimin. Ky qarkullim më i madh do të nënkuptonte edhe të hyra më të mëdha për këto media, meqë ato që kanë më shumë qarkullim, kanë reklama më shumë dhe ajo reklamë online pastaj përkthehet në më shumë para “, tha Zeneli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat