​KQZ pranon peticionin për shkarkim të kryetarit të Zubin-Potokut

Aktuale

​KQZ pranon peticionin për shkarkim të kryetarit të Zubin-Potokut

Më: 23 janar 2024 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka pranuar peticionin për shkarkimin e kryetarit të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me nënshkrime të mbledhura për verifikim nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin-Potokut. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve.

Pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, ka thënë Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat