Xhaxhai tregon kur e pa herën e fundit Lulzimin – ja çfarë i tha kryetari i Podujevës

Aktuale

Xhaxhai tregon kur e pa herën e fundit Lulzimin – ja çfarë i tha kryetari i Podujevës

Më: 23 janar 2024 Në ora: 17:54
Lulzim Fejzullahu

Xhaxhi i të ndjerit Lulzim Fejzullahut, Rrahimi ka treguar se kur janë takuar për herën e fundit me Lulzimin.

“Lulzimin gjallë, i ka pas përmi dy muaj që s’e kam taku”.

“E ka pas një ndërrim pak të paarsyeshëm, por atij i ka konvenue, prej 3 deri në 11 të natës”, tregon ai.

Ai shton se atëherë kur e ka kryer punën në ora 11 të natës, Lulzimi ka shkuar në shtëpi.

Rrahimi tutje ka terguar se kreu i Podujevës, Shepjtim Bulliqi i ka vizituar dhe ka shprehur gatishmëri më i ndihmu familjes së Lulzimit.

Për këtë, ai e falendëron të parin e komunës së Podujevës.

“Lulzimi u rrit jetim, jetimi gjithmonë hjeq. Nuk ka pas përkrahje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat