Bytyqi: Qasja në dialog e BE-së ka qenë t’i bëjë presion Kosovës

Aktuale

Bytyqi: Qasja në dialog e BE-së ka qenë t’i bëjë presion Kosovës

Më: 23 janar 2024 Në ora: 18:07
Seb Bytyqi

Profesori nga Londra, Seb Bytyqi, ka thënë se presioni kryesor ka qenë mbi Kosovën nga Bashkimi Evropian sa i përket dialogu me Serbinë.

Bytyqi ka theksuar se presioni ndaj Kosovës është rritur pas luftës në Ukrainë, dhe se ka pasuar një marrëveshje që të zbuten kritikat dhe presioni ndaj Serbisë.

“Të gjithë e dimë  që Kosova ka presion shumë të madh, presoni është rritur pas luftës në Ukrainë. Ka pasur një marrëveshje të heshtur që Serbia të furnizojë Ukrainën me armë dhe të zbuten kritikat dhe presioni ndaj saj. Presioni kryesor ka qenë mbi Kosovën, qasja e dialogut e BE-së ka qenë t’i bëjë presion Kosovës.

Kjo qasje ka vazhduar deri më tash, pas sulmit në Bansjë ka një ndryshim të retorikës, ku theksohet obligimi i të dyjave palëve dhe sa i përket dialogut, duhet të kemi qasjen të ketë pabarazi dhe drejtësi dhe mos t’i bëhet presion vetëm njërës palë. Po nëse theksohen marrëveshjet e mëhershme, të thekson obligimet për të dyja palët”, ka thënë Bytyqi.

Kurse, sa i përket zbatimit të marrëveshjes bazë, Bytyqi ka theksuar se Serbia mund të heqë dorë nga anëtarësimi në BE, për të evituar zbatimin e marrëveshjes.

“Përveç që kemi deklaratat nga BE-ja që marrëveshja do të bëhet pjesë të integrimit të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Do të jenë pjesë të procesit të integrimit. Për shembull, për kapitullin 35, nëse Serbia dëshiron të hapë kapitullin 35 për negociata anëtarësim, atëherë duhet ta zbatojnë marrëveshjen Bruksel e Ohër. E njëjta vlen edhe për Kosovën.

Pra, kjo bëhet më shpresë që të kushtëzohet anëtarësimi me zbatim të marrëveshjeve, mirëpo, duhet të kemi gjithmonë parasysh  se Serbia mund të heqë dorë nga anëtarësimi për të evituar zbatimin e marrëveshjes”, ka theksuar Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat