Rasti i 18 vjeçarit në Podujevë, reagon avokati Halilaj, përmend kanosjet ndaj Vjosa Osmanit: Ja pse nuk mund të aplikohet dënimi me vdekje!

Aktuale

Rasti i 18 vjeçarit në Podujevë, reagon avokati Halilaj, përmend kanosjet ndaj Vjosa Osmanit: Ja pse nuk mund të aplikohet dënimi me vdekje!

Nga: N. Sh. Më: 23 janar 2024 Në ora: 19:14
Avokati Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar pas rastit të 18 vjeçarit në Podujevë, i cili u rrahë për vdekje nga dy të rinj me stupca bejsbolli.

Avokati Halilaj thotë se nuk mundet me u apliku ligji që parasheh dënim me vdekje me një sistem të kalbur prokurrial si në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook përmend presionin dhe kanosjet që sipas tij po i bëhen presidentes Vjosa Osmani lidhur me mosdekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Halilaj përmend Finlandën që sipas tij, atje dënimi maksimal për të rriturit është 7 vjet burgim, por shton se atje nuk shikojnë Big Brother dhe nuk e kuptojnë at si vlerë.

Reagimi i plotë:

NUUUUK MUNDESH ME APLIKUE LIGJ QË PARASHEH DËNIM ME VDEKJE, ME NJË SISTEM TË KALBUR PROKURORIAL SIÇ E KEMI NE

Miq, nëse Kosova nxjerr Ligj, ku parashihen dënime me vdekje - e që s’mundesh me nxjerr hiq, por nëse bëhet…

Keni parasysh që, kemi një sistem të kalbur Prokurorial, - shih presionin dhe kanosjet që i janë bërë Presidentes znj- Osmani, lidhur me mos dekretimin e Kryeprokurorit.

Atëherë, nëse kryes të veprave të rënda do jenë peshqit e mëdhenj-rrezikojmë të dënohen me vdekje, njerëz krejtësisht pa faj, vetëm për t’i qetësuar popullin, kinse vepruam.

Shiqo shumë raste në SHBA, etj etj.

Andaj, ne duhet të investojmë në edukim dhe tolerancë, sikur  fare t’mos kemi Gjykatë, por vetëdija qytetare të jetë e tillë, që vetës mos t’i lejojmë të përfshihemi në asnjë krim.

Shiqo popullin Filandez, dhe shumë popuj tjerë, kemi popull që dënimi maksimal për madhoret është (7) vjet burgim, por nuk ndodh thuajse asnjë krim, sepse ata nuk shikojnë Big Brother, por edhe nëse shikojnë nuk e kuptojnë si vlerë.

Gjyqtarin nuk e bënë as analisti, e as gazetari, Prokurori nuk varet nga reagimi i Shoqatave, por puna e Tij mbështetet në Kushtetutë, Ligj dhe Prova, të pranueshme, besueshme dhe relevante të cilat sigurohen duke respektuar një procedurë strikte ligjore.

Andaj,

Dashtë Zoti Madh, që viktima në Podujevë  të jetë rasti i fundit…

Qofshi të nderuar miq kudo që jeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat