Azizi: Mjekët do të monitorohen, do të kemi inspektorë shëndetësorë të brendshëm

Aktuale

Azizi: Mjekët do të monitorohen, do të kemi inspektorë shëndetësorë të brendshëm

Më: 23 janar 2024 Në ora: 19:33
Elvir Azizi

Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, deklaroi se në vazhdën e ndryshimit që do të ndodhë në sistemin shëndetësor në vend, do të përfshihet edhe krijimi i një divizioni që do të merret me cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

“Do ta kemi një inspektorat të brendshëm shëndetësor. Mjekët do të monitorohen nga vetë kolegët. Këta do të jenë një lloj i inspektorëve shëndetësorë të brendshëm të cilët do ta kontrollojnë, monitorojnë komplet ShSKUK-në dhe të gjitha njësitë përbërëse të saj për sa i takon cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara brenda, që nënkupton se ne gjatë kësaj kohe do të zhvillojmë procedura standarde operative”.

“Së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë po zhvillojmë gjithë kohës protokolle të trajtimit udhërrëfyes klinik, pra kjo njësi do të ketë për detyrë që të kontrollojë nga brenda ShSKUK-në për zbatimin e protokolleve, rregulloreve, udhëzimeve të ndryshme.

Pra do të mbikëqyrin a e kemi të standardizuar, cilësor shërbimin shëndetësor në të gjitha shërbimet në QKUK. Ky quhet auditimi klinik”, deklaroi Azizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat