“Loja e kishave serbe”, paralajmëron eksperti: Kosova të jetë gati javët e ardhshme

Aktuale

“Loja e kishave serbe”, paralajmëron eksperti: Kosova të jetë gati javët e ardhshme

Më: 24 janar 2024 Në ora: 10:53
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Eksperti i sigurisë Drizan Shala, tha se Kosova duhet të jetë gati në javët dhe muajt në vijim, pasi kishat serbe mund të përdoren sërish.

Ai tha në një intervistë për Euronews Albania se ndikimi i Serbisë në objektet fetare në Kosovë, është i madh dhe ato mund  të vihen sërish në funksion të shtetit fqinj në mënyrë që të shtyjë shtetin e Kosovës të ndërhyjë në këto objekte kulti. Ai tha se Kosova duhet të tregohet shumë e vëmendshme, pasi Serbia do tentojë të legjitimojë narrativëne saj se Prishtina po intervenon në objekte fetare.

“Kisha ortodokse serbe po tenton nga një anë, përmes një deklarim zyrtar se gjoja e mbështet kërkesën nga Republika e Kosovës, për të mos qenë target i grupeve të caktuar atë institucioneve të sigurisë të Republikës së Kosovës, ndërsa nga ana tjetër po lejon që organizata të caktuara të ndërmarrin veprime të caktuara që të manifestohen ritet fetare.

Nga ana tjetër kisha ortodokse do të shkëputet për të krijuar një alibi, por thellë në këto veprime qëndron kisha ortodokse serbe. Lojëra të caktuara fetare të cilat tentojnë që Beogradi të përdor kishat, tashmë janë të njohura në kontekstin politik.

Ne duhet të jemi të vëmendshëm se veprime të ngjashme mund të ndodhin në javët dhe në muajt në vijim dhe mund të kemi një situatë ndoshta të palakmueshme, ku institucionet e Kosovës do duhet të intervenojnë në objektet fetare të kishës ortodokse serbe. Në këtë bazë do të legjitimohej narrativa e Beogradit, se gjoja politika e Prishtinës, duke krijuar një represion të skajshëm”,-tha Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat