LDK-ja për Qeverinë Kurti: Të paaftë dhe krenarë

Aktuale

LDK-ja për Qeverinë Kurti: Të paaftë dhe krenarë

Më: 24 janar 2024 Në ora: 11:16
Berat Rukiqi

Anëtari i Kryesisë se Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, dështimet që janë duke i bërë në shumë fusha po i përkthejnë si suksese rekorde.

Për këtë ai ka thënë se kanë vendosur ta quajnë “Qeveri e paaftë dhe krenare me të”.

Rukiqi në një konferencë për media ka thënë se Kurti është duke vazhduar ti paraqes si rekorde edhe dështimet me Inflacioni, ku sipas tij, në bazë vjetore inflacioni ka qenë me rritje 4.9%.

Dështimet për te cilat po flasim e kanë burimin e kësaj qeverie, me rëndësi është që të njëjta po vinë me faturë të shtrenjtë e që po paguhen nga qytetarët e vendit”.

E thash që kryeministri vazhdon ti paraqes si rekorde dështimet si Inflacioni në bazë vjetore me rritje 4.9%. Inflacioni ishte i pashmangshëm si shkak i ndryshimeve globale, por në vend do ishte më ndryshu nëse qeveria do kishte vullnet adresimin e saj bazuar tek qytetarët”-deklaroi ai.

Tutje ai tha se 100 euro të vitit 2020, sot kanë vlerën e 81,65euro.

Dështime të radhës,  Rukiqi i renditi deficitin tregtar me rritje prej 56.5% e Pastaj eksportin me 101 euro më pak se vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat