Rreth 50 ushtarë amerikanë trajnohen për t’u dislokuar në Kosovë

Aktuale

Rreth 50 ushtarë amerikanë trajnohen për t’u dislokuar në Kosovë

Më: 24 janar 2024 Në ora: 17:34
Ilustrim

Rreth 50 ushtarë amerikanë nga batalioni i parë i helikopterëve sulmues – regjimenti i 244-të i aviacionit – në kuadër të Gardës Kombëtare të Oklahomas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë duke u stërvitur në mënyrë rigoroze për dislokimin e ardhshëm në Kosovë në mbështetje të operacionit të NATO-s për mbrojtjen e përbashkët.

Ky dislokim shtesë ushtarak synon t’i sigurojë mbështetje ekipit luftarak të brigadës së 48-të të këmbësorisë të Gardës Kombëtare të Gjeorgjias dhe të kontribuojë në forcën paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), ndërsa janë të pajisur me helikopterë UH-60M për transportin ajror dhe operacionet sulmuese.

NATO ka shtuar numrin e ushtarëve në Kosovë. Rreth 1 mijë ushtarë në kaudër të KFOR-it kanë zbarkuar në vend. Mbretëria e Bashkuar ka dislokuar rreth 200 ushtarë për t’iu bashkuar kontingjentit britanik prej 400 trupash, ndërsa Rumania ka dislokuar rreth 130 ushtarë pas përshkallëzimit të situatës në veri, përkatësisht pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po ashtu ka marrë vendim që të shtojë numrin e pjesëtarëve të ushtarëve të saj në KFOR. Në linjë me zhvillimet aktuale edhe Sllovenia ka rritur numrin e ushtarëve në misionin paqeruajtës të NATO-s. Aktualisht 90 ushtarë sllovenë janë në misionin e NATO-s në Kosovë, ndërsa numri pritet të rritet për të paktën 100.

Më 5 dhjetor 2023, batalioni italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s (NRFC) është vendosur në Kosovë. Turqia ka dislokuar një batalion të këmbësorisë së Forcave të Armatosura (TSK) pas zhvillimeve të fundit, kurse Kroacia miratoi pjesëmarrjen e deri 160 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Kroacisë (HKoV) në misionin paqeruajtës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat