Fetahu e mohon se ndalesa e telefonave në shkollat e Podujevës, lidhet me rastin e 18-vjeçarit

Aktuale

Fetahu e mohon se ndalesa e telefonave në shkollat e Podujevës, lidhet me rastin e 18-vjeçarit

Më: 24 janar 2024 Në ora: 20:19
Ilustrim

Drejtori i arsimit në Podujevë, Avni Fetahu e ka mohuar se ndalesa e telefonave për përdorim nga nxënësit dhe mësimdhënësit në shkolla lidhet me rastin e fundit, ku pas një zënke mes të rinjve mbeti i vdekur 18- vjeçari, L.F.

“Ky aktivitet nuk lidhet me rastin e fundit, përkundër keqardhjes së madhe për të. Uroj që të mos përsëritet më. Ky vendim i parasheh qartë detyrat dhe përgjegjësit, sa do që ka qenë i vështirë të realizohet, ne kemi bërë parapërgatitjet, dhe është prit mirë nga prindërit”, është shprehur ai.

Fetahu e ka theksuar se ky vendim, vjen me qëllim të krijimit të disiplinës dhe një ambienti të favorshëm të mësimdhënies e mësimnxënies në shkollat e kësaj komune.

Madje ai thotë se vendimi është i vonuar sepse udhëzimi administrativ e parasheh të filloj qysh prej vitit 2018.

“Ka ardhur si rezultat i asaj që jemi në përpjekje për vendosje të rendit, disiplinës dhe rregullit në shkolla. Kjo ka ardhur që të krijojmë një disiplinë dhe ambient më të favorshëm për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Udhëzuesi është shumë i qartë, është që nga viti 2018, është dashtë që të filloj të aplikohet më herët”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat