Limaj: Demokracia në Kosovë është në rrezik, po krijohet hapësira për regjime autoritare

Aktuale

Limaj: Demokracia në Kosovë është në rrezik, po krijohet hapësira për regjime autoritare

Më: 25 janar 2024 Në ora: 00:07
Fatmir Limaj

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, tha se nëse opozita në Kosovë vazhdon kështu si ka qenë, rrezikohet demokracia në vend dhe i jepet mundësi krijimit të hapësirës për regjime autoritare.

“Nisjen e opinionit publik e shtyrë pak a shumë nga Qeveria dhe eksponentë opozitarë me u kthy si temë që kur të përmendet bashkëpunimi opozitar, 100 mijë pengesa e telashe me e i çitë e mos me i lanë me u ba bashkë. Unë e kuptoj që kjo i shërben shumicës, por jo opozitës.

Një shumicë e cila ka njëfarë instikti autoritar, do me e pa ashtu. Dhe çka kam parë, kam parë rrezikun e demokracisë. Cila është? Nëse një opozitë qysh ka qenë këtu e vazhdon me u topitë, e me u ba copa copa e me nisë me u marrë opozita njëra me tjetrën e me gju temat që nuk bashkojnë, po temat ndajnë, vijmë në një situatë ku potenciali demokratik, reagues e alternativ i opozitës dobësohet deri në atë nivel sikur që e kemi në vendet në rajon dhe aty lëndohet demokracia dhe aty krijohet hapësira për regjime autoritare.

Kqyrne sot Serbinë, gati e njëjta logjikë ka shku në 10 vitet e kaluara, e ka shkatërrua opozitën, opozita veten, nuk e ka ruajtur demokracinë. Ka vende demokratike rajoni, por ka demokraci pesë sekondëshe, këtu ku na rrethojnë neve.”, tha Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat