Pamje nga kontrolli i detajuar në veturën e zyrtarit të MPB-së që u kap me rreth 18 kg drogë në Serbi

Aktuale

Pamje nga kontrolli i detajuar në veturën e zyrtarit të MPB-së që u kap me rreth 18 kg drogë në Serbi

Më: 25 janar 2024 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Zyrtari administrativ në Agjencinë për Regjistrim Civil, Drilon Berbati, është arrestuar para dy ditësh në pikën e kalimit kufitar në në Batrovc të Serbisë, pasi i njëjti u kap me një sasi të madhe të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton Sinjali.

Punonjësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, iu nënshtrua një kontrolli të detajuar nga Policia kufitare në Serbi, ku më pas iu gjetën të fshehura në bagazhin e veturës 32 doza me marihuanë.

Sipas MUP-it serb, të cilët edhe kanë publikuar pamje nga momenti i kontrollit të veturës dhe drogës së sekuestruar, pesha e marihuanës që u gjet është rreth 18 kilogramë.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Mitrovicën e Sremit, Berbatit i është caktuar fillimisht masa e ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor, pritet që të merren edhe masa tjera ligjore ndaj tij.

Media do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat