Xhaxhai tregon dhunën barbare ndaj nipit: I thyen nofullat, e goditën vetëm në kokë

Aktuale

Xhaxhai tregon dhunën barbare ndaj nipit: I thyen nofullat, e goditën vetëm në kokë

Më: 25 janar 2024 Në ora: 14:23
Lulzim Fejzullahu dhe dy personat që e rrahën për vdekje

Xhaxhai i Lulzim Fejzullahu, i cili u godit me makinë dhe u rrah për vdekje me shufra hekuri nga dy të rinj, ishte këtë të enjte në një intervistë për Euronews Albania.

Rrahim Fejzullahu tha se nipi i tij 18-vjeçar është dërguar në spitalin e Prishtinës dhe i është nënshtruar një operacioni, por plagët që ka marrë ishin fatale për jetën e tij.

Ai tha se dy agresorët e kanë goditur vetëm në kokë nipin e tij, aq sa i kishin thyer nofullat përpara.

“Djalin e kishin dërguar në Prishtinë. Doktori më tha se nëse nuk futej në operim, do ndërronte jetë. Nënshkrova për operimin, por Luli është i vdekur. E kishin qëlluar vetëm në kokë. Asnjë shenjë s’kishte në trup. I kishin thyer dy nofullat përpara, ballin. S’po di si të shprehem, po kapakun e kokës ia kishin shemb me dhunë”, tha xhaxhai i Lulzim Fejzullahut.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Podujevë. Dy të rinjtë nga 18 vjeç, e kanë sulmuar barbarisht bashkëmoshatarin e tyre Lulzimin, duke i marrë atij jetën, për shkak të radhës te berberi. Viktima ishte jetim dhe nuk kishte as nënën e as babanë, por vetëm motrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat