“A ka më dënim se mos me qenë prezent në lindjen e fëmijës”, flet në gjykatë avokati i të akuzuarit për terrorizëm

Aktuale

“A ka më dënim se mos me qenë prezent në lindjen e fëmijës”, flet në gjykatë avokati i të akuzuarit për terrorizëm

Më: 25 janar 2024 Në ora: 16:14
Ardian Gjuraj

Arben Kelmendi, avokati i Ardian Gjurajt, të akuzuarit për vepra penale të terrorizmit, ka folur përpara trupit gjykues para prezantimit të vendimit të shkallës së parë.

Kelmendi e ka akuzuar trupin gjykues për mos-lejim të Gjurajt në pjesëmarrjen e varrimit të babait të tij dhe momentit të lindjes së të birit.

“Duke pasur parasysh minimumim dhe maksimumin e veprave penale, meqenëse qëllimi i dënimit është të arrihet (s’kuptohet)… Unë mendoj se qëllimi i dënimit vetëm është arritur dhe e them këtë për faktin se, a ka dënim më të madh se për herë të parë të provojnë ndjenjen të jetë prind me datën 23 2021, i vjen në jetë fëmija i tij i parë, gëzimi i tij i parë dhe i njëjti s’mund të jetë prezent qoftë edhe pesë minuta”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

“A ka dënim më të madh kur me datën 03.01.2021 i ndërron jetë babai dhe i mohohet e nuk i lejohet apo i pamundësohet dhënia e lamtumirës së fundit”, shtoi tutje ai.

Gjykata Themelore e Prishtinës në këtë seancë ta bëjë të ditur lartësinë e dënimit për katër persona, të cilët në fund të vitit të kaluar i dënoi për vepra penale që lidhen me terrorizmin.

Të dënuar nga shkalla e parë janë Ardian Gjuraj, Egim Syla, Nehrudin Skenderi e Mentor Bellaqa, të cilëve u ishte gjetur një sasi e konsiderueshme e armatimit në kohën kur ishin arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat