Kosova dhe Bullgaria nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Aktuale

Kosova dhe Bullgaria nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Më: 25 janar 2024 Në ora: 16:21
Kiril Vatev dhe Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural me Ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, Kiril Vatev.

Sipas njoftimit në Facebook, Peci ka shkruar se kjo marrëveshje vjen si rezultat i marrëdhënieve miqësore dhe angazhimit për ruajtjen e partneriteteve me vendet e Bashkimit Evropian.

Ai tutje ka thënë se përmes këtij memorandumi ka synim që ta intensifikojnë bashkëpunimin në fushat si ushqimi, prodhimi i verës, blegtoria, bimët mjekësore dhe bujqësia organike.

Derisa ka theksuar se me qëllim të ngritjes të kapaciteteve humane do realizohen hulumtime, trajnime dhe eksperienca në teknologjinë bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat