Musliu-Shoshi në Komitetin e Ministrave në KE-së, merr përgjigje mbi fazën në të cilën gjendet Kosova në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Aktuale

Musliu-Shoshi në Komitetin e Ministrave në KE-së, merr përgjigje mbi fazën në të cilën gjendet Kosova në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Më: 25 janar 2024 Në ora: 16:23
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka qenë pjesë e seancës së sotme në Komitetin e Ministrave në Këshill të Evropës.

Gjatë seancës, Musliu-Shoshi i është drejtuar presidentes së këtij komiteti, Dominique Hasler, me pyetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Kur e parashikoni vendimin e Komunitetit të Ministrave për aplikimin e Kosovës për anëtarësim të plotë dhe cili është qëndrimi juaj për këtë” ishte pyetja që parashtroi Musliu-Shoshi.

Lidhur me këtë, presidentja Hasler tha se për momentin procedura është në fazën parlamentare dhe se siguron se do të angazhohet që të ketë një proces të shëndoshë dhe të drejtë në këtë aspekt.

“Duke iu rikthyer temës së Kosovës, mund të nënvizoj vetëm atë që e thatë tashmë, kërkesën tuaj zyrtare për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Procedura tani është në fazën parlamentare, siç e dini mirë. Pasi komuniteti të ketë marrë mendimin tuaj për asamblenë tuaj, ai do të vendosë në përputhje me Këshillin e Evropës dhe rregullat përkatëse nëse do të përshtatet rezoluta që fton Kosovën të bëhet anëtare. Ne e dimë mirë natyrën e ndjeshme të çështjes dhe do të bëj në rolin tim, si kryetar i Komitetit, të punoj me të gjitha shtetet anëtare së bashku për të siguruar një proces të shëndoshë dhe të drejtë në përputhje me rregullat tona” tha Hasler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat