Mungon bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, Çejku: Nuk po zbatohen marrëveshjet

Aktuale

Mungon bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, Çejku: Nuk po zbatohen marrëveshjet

Më: 25 janar 2024 Në ora: 17:03
Arben Çejku

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku ka thënë se mungon bashkëpunimi mes dy vendeve, referuar sektorëve si arsimi, apo shëndetësia.

Çejku tha se Shqipëria duhet të përcaktojë mirë pozicionin e saj.

Më tej ish-ambasadori ka folur për “Ballkanin e Hapur” duke thënë se nisma mund të ketë sukses edhe pa Kosovën, por kjo do të dëshmohet me kalimimin e kohës.

“Duket që ka një përpjekje për ta mbajtur “Ballkanin Evropian”. Mendoj se është më shumë një përpjekje interesash sesa konceptesh, Ballkani i Hapur pa Kosovën nuk mund të jetë një proçes i suksesshëm. Kjo është një çështje që koha do e zbardhë më e mirë. Mesazhi i SHBA-ve dhe BE është që Ballkani i Hapur të mos rrëshqasë, që do të thotë një fashë të brishtësisë, në Bosnjë-Hercegovinë, Serbia, situata në veri të Kosovës dhe zgjedhjet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Çejku.

Sipas ish-ambasadorit, marrëveshjet mes shteteve nuk janë zbatuar dhe në këtë aspect Shqipëria duhet të përcaktojë më qartë pozicionin e saj.

“Është bërë shumë pak në zbatimin e marrëveshjeve mes shteteve. Ka shumë mungesë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë. Çdo gjë që bëhen në interes të qytetarëve janë të mirë se ardhura. Shqipëria duhet të përcaktojë pozicionin e saj, pasi çdo shtet duhet të shohë interesat e saj”, u shpreh Çejku në një intervistë për News 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat