Qalaj: Situata e sigurisë në veri para shpërthimit, përveç Serbisë ndikon edhe Rusia

Aktuale

Qalaj: Situata e sigurisë në veri para shpërthimit, përveç Serbisë ndikon edhe Rusia

Më: 25 janar 2024 Në ora: 17:38
Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se situata e sigurisë në veri të vendit “është e tensionuar dhe para shpërthimit”.

Ai tha se tensionet  në veri varen nga Serbia por edhe nga Rusia.

“Mendimi im është se në dukje kemi situatë të qetë, por në brendi është e tensionuar dhe para  shpërhtimit. Nuk vartet nga rrethanat brenda, por situata në veri varet nga Serbia dhe nga Rusia”, tha ai.

Ai u shpreh se nga Serbia mund të presim sulme sikurse i 24 shtatorit në Banjskë por edhe sulme të tjera.

“Në momentin që Serbia dëshiron të ketë tensione në veri, mund të presim incidente qoftë në përmasa sic ka qenë më 24 shtator, apo incidente sporadike që mund të dëmtojnë ndonjë polic të Kosovës”, tha ai.

Por sipas tij deklaratat e kryeministrit Kurti se mund të ketë agresion nga Serbia nuk qëndrojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat