Kush kërkoi “rrëzimin” e Putinit dhe Vuçiqit në Zveçan, Veton Elshani tregon detajet

Aktuale

Kush kërkoi “rrëzimin” e Putinit dhe Vuçiqit në Zveçan, Veton Elshani tregon detajet

Më: 25 janar 2024 Në ora: 17:58
Veton Elshani

Gjatë ditës së enjte në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serbë e rusë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë se gjatë ditës në Zveçan janë larguar dy billborde dhe profilet përcjellëse të tyre.

“Ne kemi qenë të njoftuar për këtë aksion dhe kemi qenë në afërsi të vendeve ku janë kryer aksionet dhe nuk ka pasur diçka të jashtëzakonshme për t’u raportuar nga ai vend”, tha Elshani në RTV Dukagjini.

Elshani thotë se Policia e Kosovës ka siguruar rrugën dhe është kujdesur që gjithçka të jetë në rregull.

“Ministria e Infrastrukturës është përgjegjëse për të gjitha rrugët magjistrale në gjithë Kosovën. Çdo banerë, reklamë apo veprimtari tjetër në këto rrugë duhet të aprovohet nga Ministria e Infrastrukturës. Ministria e Infrastrukturës e ka parë që këta banerë janë të kundërligjshëm dhe ne kemi asistua për të vendosur ligjshmërinë”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri ka thënë se ata janë të gatshëm që kurdo që institucionet e vendit kërkojnë asistencë ata të ofrojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat