Rrëfimet e minatorëve nga nëntoka

Aktuale

Rrëfimet e minatorëve nga nëntoka

Më: 26 janar 2024 Në ora: 08:29
Trepça

Lodhja i shihet në fytyrë, teksa me gjithë fuqinë e tij bën shpimin në thellësitë e minierës.

Në horizontin e 11-të të Minierës së Trepçës, Shemsi Rama, po e vazhdon punën me vështirësi.

Derisa temperaturat kalojnë 30 gradë, tym e pluhur shihet në gjithë zonën.

E gjithë kjo, minatorit ka filluar t’i shkaktojë probleme në shëndet.

“Puna po m’shkon shumë me vështirësi, zheg, temperaturë, kiamet. Mjete mbrojtëse i kemi vetëm këto në krye, se di sa e vërejtët, pak ma herët ra tvang qeshtu po qito i kena, qito tesha i kena, temperaturë deri n’33 gradë është, qe 3 herë duhet me i ndrru teshat deri t’shkoj n’zyre. Kushte primitive janë këto, të vjetra, të moçme. Hin ktu me naftë, e bon tym. Ka nisë kapak me pasë probleme edhe me vesh edhe me sy”, thotë minatori Shemsi Rama.

E më tutje, pranë punishteve të këtij horizonti, nga temperaturat e larta, minatorët kanë lënë rrobat të thahen.

Ndërsa punëtorë të tjerë në horizontin e 10-të, mjetet e dëmtuara të minierës po mundohen t’i rregullojnë bashkë.

Për momentin jemi t’u e bo instalimin e rrymës, po ka defekte mekanike”, thotë Sami Tahiri, mekanik i makinave të rënda në horizontin e dhjedhtë.

Me vështirësi, mekaniku Sami Tahiri bashkë me kolegët e tij po tentojnë të vënë në funksion pajisjet e vjetëruara.

“Mjetet i kemi të vjetrume, po kanë defekte, probleme. Shokët i kanë do gishta që i kanë pre këtu..çka me ba”, thotë Tahiri.

Ndërsa një numër i punëtorëve të Trepçës janë liruar tërësisht nga detyrat e punës.

Kjo për shkak të problemeve shëndetësore që i ka shkaktuar puna në minierë.

“50 nga ndërmarrja Trepça janë liruar nga detyra e punës, për shkak të kushteve të rënda shëndetësore, për shkak të sëmundjeve profesionale që i kanë fitu gjatë aktivitetit shumë vjeçar në minierë. Ata janë liru mirëpo është edhe një numër shumë i madh të cilët në bazë të kontrolleve mjekësore kanë përfitu lehtësira në kryerjen e detyrave”, thotë kryesindikalisti në Trepçë, Ibrahim Jonuzi.

Prandaj, minatorët po kërkojnë vëmendjen e institucioneve për përmirësim të kushteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat