Osmani ngushëllon familjen e akademik Krasniqit: Kontributi i tij për themelimin e UP-së është tejet i çmuar

Aktuale

Osmani ngushëllon familjen e akademik Krasniqit: Kontributi i tij për themelimin e UP-së është tejet i çmuar

Më: 27 janar 2024 Në ora: 10:31
Feriz Krasniqi

Presidentja Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të akademikut Feriz Krasniqit, i cili vdiq mbrëmë në moshën 93-vjeçare.

Osmani ka thënë se kontributi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës është tejet i çmuar, “sikurse edhe puna e tij e palodhshme në sferën akademike, e cila mbetet testament për brezat dhe kujtim i përhershëm për të”.

“Jam thellësisht e pikëlluar nga shuarja e akademik Feriz Krasniqit, ish-rektor e prorektor i Universitetit të Prishtinës, si dhe ligjërues universitar.  

Kontributi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës është tejet i çmuar, sikurse edhe puna e tij e palodhshme në sferën akademike, e cila mbetet testament për brezat dhe kujtim i përhershëm për të. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, Universitetit të Prishtinës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës!”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat