Vjosa Osmani uron Talat Xhaferin: Sot shënohet një moment historik për shqiptarët

Aktuale

Vjosa Osmani uron Talat Xhaferin: Sot shënohet një moment historik për shqiptarët

Më: 28 janar 2024 Në ora: 14:57
Vjosa Osmani dhe Talat Xhaferi

Presidentja e Kosovës, Vosa Osmani, e ka uruar Talat Xhaferin i cili është emëruar kryeministër i një qeverie teknike në Maqedoni të Veriut.

Në plaftofrmën X, ajo ka shkruar se sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Sot shënohet një moment historik të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik.

I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, shkroi ajo në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat