Lajҫak flet për takimet rreth dialogut, por ‘fsheh’ vizitat që do të zhvilloj në Kosovë dhe Serbi

Aktuale

Lajҫak flet për takimet rreth dialogut, por ‘fsheh’ vizitat që do të zhvilloj në Kosovë dhe Serbi

Nga: H.O. Më: 29 janar 2024 Në ora: 00:09
Pamje nga takimi

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se javën që lamë pas ka pasur takime të shumta që në fokus e kishin dialogun, zhvillimet në rajon dhe zgjedhjet e fundit në Serbi.

Mirëpo krahas kësaj, ai nuk ka bërë të ditur se do të ketë takime edhe në Kosovë, gjatë të martës dhe nesër në Serbi.

Postimi i plotë:

Ka qenë javë e ngarkuar në Bruksel – nga përgatitjet e udhëtimit deri te takimet me bashkëbisedues nga rajoni,  si me atë nga Fronti i Gjelbër-Majtas Serb si dhe me Ministrin e Jashtëm maqedonas Bujar Osmani dhe ata që merren me rajonin duke përfshirë eurodeputeten Viola von Cramon dhe të dërguarin norvegjez për Ballkanin perëndimor Haakon Blankenborg. Sigurisht që në diskutimet tona dominuan dialogu, si dhe zhvillimet e shumta rajonale dhe zgjedhjet e fundit në Serbi.

Edhe me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Republikës Sllovake Peter Pellegrini, i cili po vizitonte institucionet evropiane. Ishte një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar çështjet kyçe të politikës së jashtme evropiane dhe peizazhin aktual të Brukselit.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat