​Ambasadorja e Izraelit në Kosovës jep detaje për heqjen e vizave për Kosovën

Aktuale

​Ambasadorja e Izraelit në Kosovës jep detaje për heqjen e vizave për Kosovën

Më: 29 janar 2024 Në ora: 17:24 Përditësuar në ora: 19:56 më 29.01.2024
Tamar Ziv dhe Vjosa Osmani

​Ambasadorja e Izraelit në Kosovës jep detaje për heqjen e vizave për Kosovën

Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv përmes rrjetit shoqëror "X', ka shkruar se më pak se tre vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona, Qeveria e Shtetit të Izraelit, ka vendosur të miratojë marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës.

“Të dyja ministritë përkatëse do të vazhdojnë procedurat e nënshkrimit dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Shpresoj që ky moment i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe do të nxisë edhe më tej bashkëpunimin në rritje midis shteteve tona dhe do t'i afrojë qytetarët tanë edhe më shumë”, ka shkruar ajo.

Arrihet dakordimi me Izraelin për heqjen e vizave

Presidentja Vjosa Osmani është takuar të hënën me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Dhe gjatë këtij takimi është njoftuar miratimi i marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës nga ky shtet.

“Ambasadorja Ziv e njoftoi Presidenten Osmani se pas kërkesës së Presidentes drejtuar institucioneve të Izraelit, qeveria e Izraelit ka shprehur pajtueshmërinë për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes.

Përmes kësaj marrëveshjeje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në Izrael për qëllime turistike, thuhet më tej në njoftim.

Postimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me ambasadoren Ziv: Arrihet dakordimi me Izraelin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadoren e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të dy shteteve, si dhe për marrëveshjet ndërshtetërore në fusha të ndryshme të cilat pritet të nënshkruhen së shpejti.

Ambasadorja Ziv e njoftoi Presidenten Osmani se pas kërkesës së Presidentes drejtuar institucioneve të Izraelit, qeveria e Izraelit ka shprehur pajtueshmërinë për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë drejtim, të dy ministritë përkatëse do të vazhdojnë me procedurat e nënshkrimit të marrëveshjes dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Përmes kësaj marrëveshje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në Izrael për qëllime turistike.

Presidentja Osmani e falënderoi ambasadoren Ziv për këtë vendim, si zhvillim pozitiv i cili do t’i hapë rrugë bashkëpunimit më të thelluar në mes të dy vendeve.

Tutje, me rastin e përvjetorit të Ditës së Kujtimit të viktimave të Holokaustit, Presidentja Osmani përsëriti se Kosova kujton miliona njerëz të pafajshëm të humbur në një nga kapitujt më të errët të historisë së njerëzimit, dhe se kjo ditë shërben si rikujtim për pasojat shkatërruese që rrjedhin nga urrejtja dhe paragjykimi.

Ambasadorja Ziv e informoi për situatën e sigurisë në Izrael, ndërsa Presidentja Osmani e informoi ambasadoren për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat