Musliu-Shoshi: S’pres risi – Qeveria të jetë konstruktive në raport me evropianët

Aktuale

Musliu-Shoshi: S’pres risi – Qeveria të jetë konstruktive në raport me evropianët

Më: 29 janar 2024 Në ora: 22:48
Ariana Musliu-Shoshi

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar të hënën në Serbi, ku është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Me të cilin ai ka diskutuar për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Pas Beogradit, Lajçak nesër do të qëndrojë edhe në Prishtinë.

Ende nuk dihet nëse do të ketë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti, apo vetëm me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Për pritjet e kësaj vizite të Lajçak në Kosovë, ka folur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, njëherësh anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme.

Ajo e sheh këtë vizitë si rutinore të Lajçakut dhe nuk pret shumë risi.

Megjithatë, ajo ka kritika për Qeverinë.

“Vizita e Lajçakut është krejtësisht rutinore dhe pjesë e punës së tij si ndërmjetësues. Nuk pres ndonjë risi përveç por që do të ishte dashur të kemi një qeveri që është bashkëpunuese, konstruktive dhe të qartë në atë çfarë kërkojmë karshi çfarë është e mundshme në raport me aleatët tanë evropian”, deklaron deputetja Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat